Presidenti francez, Emmanuel Macron ka për qëllim t’i propozojë Kinës një plan që ai beson se mund të çojë në bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës. Macron ka udhëzuar këshilltarin e tij për politikën e jashtme Emmanuel Boon që të punojë me kryediplomatin kinez Wang Yi për të krijuar një kornizë që mund të përdoret si bazë për bisedimet e ardhshme midis dy vendeve.
Duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me planet e Macron, Bloomberg raportoi sot se qëllimi i strategjisë franceze është të zhvillojë bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës tashmë këtë verë “nëse gjithçka shkon mirë”.
Një zyrtar nga zyra e Macron konfirmoi planin që Bonn të fliste me Wang por nuk pranoi të komentonte detajet duke shtuar se aleatët e Francës janë të informuar për çdo iniciativë franceze. Nuk është e qartë nëse Macron ka mbështetje për planin e tij nga Kievi dhe aleatët e tij.
Thuhet se çdo negociatë e ardhshme do të varet nga disa kushte, duke përfshirë suksesin e kundër-ofensivës së paralajmëruar të pranverës të Ukrainës, e cila, nëse do të jetë e suksesshme, do ta vendoste Kievin në një pozicion të fortë gjatë çdo negociate.
Macron ka thënë më parë se falë marrëdhënieve të saj me Rusinë, Kina mund ta bëjë të “arsyetojë Moskën, por Pekini deri më tani nuk ka treguar asnjë shenjë se është gati të bëjë presion ndaj Moskës./abcnews.al