Blogeret në Instagram, personazhi hit në Tik-Tok: I thumboj. Qejfmbetje? Ja e vërteta

schedule18:50 - 9 Shtator, 2020

schedule 18:50 - 9 Shtator, 2020

Reklamat në Instagram janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Biznese të caktuara zgjedhin personazhe apo blogere për reklamimin e produkteve të tyre.

Moderatori Ermal Peçi diskutoi në lidhje me këtë temë me personazhet e famshëm në mediat sociale Alex Seitaj dhe Nilsa Hysi.

Nilsa tha se shpesh thumbon në rrjetet e saj, blogeret për produktet e tyre. Duket se s’ka pasur qejfmbetje personale por ajo thekson se produktet që reklamohen të paktën të testohen nga këto personazhe.  Nga ana tjetër Alexi tha se nisur nga skeçet që bën, nuk mund të realizoj reklamime që s’kanë lidhje me punën e tij.

Duhet të kenë kuptim ato që reklamojmë. Me mamanë s’mund të reklamoj përshembull cigare“, tha Aleksi.

Për më shumë ndiqni bisedat e plota në kanalin tonë të Youtube./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!