Blogeret e modës këshilla për aksesorët e plazhit

schedule21:04 - 13 Gusht, 2018

schedule 21:04 - 13 Gusht, 2018

Stela Sallaku e njohur si stiliste dhe blogere, e ftuar në studion verore të ABC News ka dhënë këshilla për aksesorët e plazhit, që nga shapkat, syzet, vathët, kimonoja dhe shalli. Kamera e ABC News ishte në kërkim të kombinimeve më të bukura të plazhit.
Shapkat na çojnë te vera, prandaj Rihanna dhe Puma sollën risinë që ta veshim në vjeshtë e dimër. Miu Miu bëri përshtatje me shapkat me pupla, me gurë e detaje. Syzet e famshme të këtij viti që Bella Hadid e Kendalli Jenner i sollën në qendër të vëmendjes. Vathët kanë kombinimin më të bukur, mund të kombinohet me çdo lloj shalli.

Njihuni me Stivi Rekën që kërkon perfeksionin në detaje
Blogeri Stivi Reka i cili poston veshje në blogun e tij në instagram ka rrëfyer për mikrofonin e ABC News në lidhje me pasionin e tij dhe paragjykimet që has. I frymëzuar nga Mariano Di Vaio dhe David Beckam, ai shprehet se nëse te të tjerët frymëzohet për stilin e rrugës te Bekam sheh pjesën klasike të të veshurit. Sa i përket shqiptarëve deri tani i pëlqen vetëm Ledri Vula.
Fotografja e tij Sara thotë se Stivi ka shumë kërkesa përsa i përket fotografimit.
Ai ka hapur dhe valixhen e veshjeve të tij për ABC News, ku binin në sy firma të njohura si Louis Vuitton, Hugo Boss, etj. Sa i përket veshjes që mban veshur ai thotë se nuk kushton më shumë se 300 mijë lekë.
Në këndvështrimin e një vrojtuesi plazhi, Stivi na tregon procedurën që ndjek që nga fotografimi e deri te publikimi i fotove në blogun e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!