Policia e Lushnjes ka proceduar penalisht 7 persona pasi ditën e djeshme bllokuan aksin rrugor Fier-Rrogozhinë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Këta persona, pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
Njoftimi i plotë:
Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë, procedohen penalisht 7 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit J. M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit./abcnews.al