Si shkak i motit të keq, rruga e Qafë Plloçës është e bllokuar plotësisht, dhe policia ka vendosur kone për të ndaluar kalimin e mjeteve. Analisti Arben Meçe në një lidhje direket nga Ura e Mifolit, atje ku situata është kritike për shkak të rritjes së nivelit të lartë të nivelit të ujit të lumit Vjosa.
Meçe tha se rruga Qukës-Qafë Plloçë ka probleme që në gjenezë për shkak të formacionit gjeologjik të paqëndrueshëm. Sipas tij aksi është ndërtuar në formacione gjeologjike, që kanë për ta nxjerrë shpesh jashtë funksionit.
“Jemi në kushtet e emergjencave civile. Dëmet janë të mëdha. Për zonat lokale duhet të kuptojmë që janë disa situata që menaxhohet teknikisht, jo mund të jetë për Durrësin, por jo për kënetën. Durrësi ka një problem serioz për shkarkimin e ujrave të zezave dhe të ujërave të bardha. Durrësi duhet të jetë sot në qendër të vëmendje të qeverisë shqiptare, për shkarkimin e ujërave të bardha dhe të ujërave të zeza. Sistemet e shkarkimit janë pa nivel. Kategoria që ka të bëjë me shkeljen absolute dhe urbane në Shqipëri, kemi plotësisht kënetën. Kur vjen puna te Durrësit, por dhe i të gjithë menaxhimeve tona ka nevojë për një rregullim radikal, sepse të gjitha qytetet kanë nevojë për organizimin.
Duke qëndruar te aksi Qukës-Qafë Plloçë, e ka problemin që në gjeneze. Problemi më serioz i saj është mos marrja fare në konsideratë e formacioneve gjeologjike ku është ndërtuar. Është ndërtuar në formacione gjeologjike që kanë për ta nxjerrë në një kohë të shkurtër jashtë përdorimit atë rrogë. Kam bërë kërkesë nga SPAK, që të ketë një hetim për aksin Qukës-Qafë Plloçë. Formacionet gjeologjike janë të paqëndrueshme”, tha Meçe.


