Bllokohet rruga e “Durrësit” në kryeqytet, si devijon qarkullimi

schedule10:42 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:42 - 21 Korrik, 2020

Rruga e “Durrësit” në Tiranë është bllokuar. Kreu i bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ka njoftuar nisjen e punimeve në këtë nyje të qarkullimit në Tiranë.

Për këtë qëllim, nga qarkullimi i automjeteve në segmentin Rruga e “Durrësit”, nga Rruga “Ded Gjo Luli” deri në sheshin “Karl Topia” do të bëhet i kufizuar. Linjat e transportit publik që qarkullojne në rrugën e “Durrësit” do të devijohen për në rrugën “Mine Peza”, me stacionim në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Milan Shuflaj ”. Kurse, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Nga sheshi Skenderbej deri në Zogun e Zi do ketë ndërhyrje. Nga kjo javë qarkullimi në rrugën e Durrësit do të kalojë nga Mine Peza. Në rrugën e Durrësit do jetë kantier do lejohet vetëm policia. Mirëkuptim, por do e përfundojmë së shpejti”, është shprehur Veliaj.

Sipas planit të lëvizjes, gjatë fazës së parë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Asim Vokshi” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Asim Vokshi” me drejtim lindje-perëndim. Qarkullimi i automjeteve do të kryhet me dy sense në Rrugën “Asim Vokshi” me drejtim perëndim-lindje. Gjithashtu, ndalohet lëvizja e automjeteve nnë rrugën “Asim Vokshi” me drejtim perëndim-lindje.

Ndërkaq, gjatë fazës së dytë, do të ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës së “Durrësit” nga sheshi “Karl Topia” deri në afërsi të kryqëzimit me “Kafe Flora”. Lëvizja e automjeteve do të kryhet me dy sense në rrugën “Mine Peza”, ku do të ndalohet parkimi në të dyja anët e rrugës. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, do të lihen të lira kalimet të rrugët “Fortuzi”, “Bogdanët” dhe “Milan Shuflaj” gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Ruga e “Durrësit” është një nga nga segmentet kryesore të qarkullimit në Tiranë. /abcnews.al