Video/Bllokohet qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë- Durrës

schedule21:29 - 30 Nëntor, 2017

schedule 21:29 - 30 Nëntor, 2017

Reshjet e shiut kanë bërë që niveli i ujit në autostradën Tiranë-Durrës, prane ish-komunës Kashar, të arrijë në 75 cm. Për këtë arsye qarkullimi i automjeteve është bllokuar. Policia Rrugore njofton se ka devijuar lëvizjen e mjeteve në rrugën dytësore, ndërkohë që në këtë zonë ka dërguar patrulla shtesë. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe në rast problemesh të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e policisë rrugore e ato të rendit do t’ju shkojnë në ndihmë. Bllokohet një zjarrëfikëse e stacionit nr.3 në Tiranë, po shkonte të shpëtonte disa banorë në Valias./abcnews.al

https://youtu.be/oOFRgm4cmRA