Një punishte e përpunimit të produkteve të mishit u bllokua në Tiranë, ndërsa biznesmeni nga Kosova që i tregtonte, u arrestua në Shëngjin.
Arsim Çurdina, 55 vjeç u ndalua në flagrancë, teksa po tregtonte me mjetin e tij, në disa lokale në Shëngjin, produktet e mishit të prodhuara në punishten e Tiranës. Sipas AKU iu sekuestruan 528 kg produkte mishi.
Përpunimi në këtë punishte, bëhej në mënyrë të kundërgjigjshme e jashtë kushteve të sigurisë e higjienës, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Këto produkte të pasigurta biznesmeni nga Kosova i tregëtonte në fast food-et e Shëngjinit, pa faturë tatimore, duke fshehur të ardhurat./abcnews.al