Bllokohet për 3 orë aeroporti i Mynihut, i riu kapet me granatë në çantë, justifikimi i padëgjuar

schedule23:07 - 1 Tetor, 2021

schedule 23:07 - 1 Tetor, 2021

Një granatë u gjet në çantën e dorës së një burri që udhëtonte nga Mynihu në Turqi. Si rezultat i kësaj aeroporti i Mynihut u bllokua për tre orë pas një ndërhyrje të gjerë të forcave të policisë.

Sipas mediave në Gjermani, një 28-vjeçar nga Bavaria, i cili po udhëtonte për në Turqi me pushime, u kap me një granatë në çantën e dorës, duke shkaktuar një mobilizim të madh të autoriteteve të aeroportit të Mynihut.

Burri pretendoi se e gjeti granatën dy javë më parë, gjatë një turneu në një fshat në Zvicër, por ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej pse e mbante atë në çantën e tij, ndërsa, sipas policisë, nuk dukej se ishte në dijeni se sa i rrezikshëm ishte objekti që kishte.

Granata u transportua në një vend të sigurt dhe u çaktivizua nga piroteknikët, ndërsa zona e aeroportit u bllokua për tre orë.

I riu tani do të duhet të përballet jo vetëm me akuzat për përpjekjen për të transportuar eksplozivë dhe kërcënimin për sigurinë e fluturimit, por edhe koston e operacionit të policisë.

Ndërkohë është ende çështje e hapur nëse aeroporti ose linjat ajrore do të kërkojnë kompensim për vonesën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!