Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet miell i skaduar/ AKU do të asgjësojë rreth 7.6 mijë kg

schedule22:51 - 19 Shkurt, 2026

schedule 22:51 - 19 Shkurt, 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 7 mijë e 675 kg miell që kishte skaduar prej prillit të vitit të shkuar.

Pas informacionit të marrë nga dogana e Durrësit AKU thotë se ka kryer inspektime në një biznes dhe ka konstatuar produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Sipas AKU produkti do të qëndrojë i bllokuar në magazinën e subjektit deri në asgjësimin e tij.



AKU deklaron se në sajë të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontrolleve në pikat kufitare dhe terren nuk do të tregtohet asnjë produkt i pasigurt për konsum.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!