Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet autostrada në Itali, qindra qytetarë derdhen në rrugë

schedule14:26 - 6 Prill, 2021

schedule 14:26 - 6 Prill, 2021

Rihapja e pjesshme e tregjeve në zonat që janë të kuqe në Itali,  ka bërë që të shpërthejnë protestat. Operatorët e tregut, pronarët e bareve dhe restoranteve si dhe pronarët e palestrave dhe qytetarët e thjeshtë, po protestojnë kundër qeverisë, pasi janë bërë 5 javë që janë zonë e kuqe duke u bllokuar kështu aktivitetin e bizneseve.

Qytetarët janë derdhur në rrugë duke bllokuar autostradën A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud.

Kjo ka sjellë një kilometër trafik ku shumë makina dhe kamion kanë mbetur varg në radhë në A1 Milan-Napoli midis kryqëzimit me A16 Napoli-Canosa dhe Caserta Sud në drejtim të Romës.

Gjithashtu trafik është krijuar dhe në De Luca për shkak të protestave kundër masave të Covid./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!