Bllokohet anija me 1800 pasagjerë, tre persona të infektuar me koronavirus

schedule07:45 - 5 Shkurt, 2020

schedule 07:45 - 5 Shkurt, 2020

Më shumë se 1,800 pasagjerë në një anije lundrimi po mbahen në bord për kontrolle shëndetësore në Hong Kong, pasi ish-pasagjerët u konfirmuan se kishin koronavirusin. Anija aktualisht është e vendosur në Kai Tak të Hong Kongut.

Në një udhëtim të mëparshëm, anija kishte lundruar nga Nansha, Kina për në Vietnam, duke transportuar më shumë se 4,000 pasagjerë. Të gjithë ata u nisën në 24 janar në Kinë dhe Hong Kong. Tre prej pasagjerëve u konfirmuan se ishin infektuar. Rreth 30 anëtarë të ekuipazhit raportuan se ishin të sëmurë, por më pas pati në qëndrueshmëri në shëndetin e tyre, ndërsa tre të persona të tjerë kishin raportuar më parë për ethe dhe rezultatet e tyre ishin pozitive për gripin. Menjëherë ata janë dërguar në një spital të Hong Kongut për tu testuar dhe më pas për tu bërë izolimi.

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi aktualisht po mbahen në anije ndërsa kontrollet shëndetësore vazhdojnë dhe nuk mund të largohen pa lejen e Departamentit të Shëndetit të Hong Kong-ut.

Ndërkohë një anije tjetër lundrimi është vendosur në Gjirin Yokohama të Japonisë, me dhjetë raste të konfirmuara. Më shumë se 3,700 njerëz në bord do të karantinohen për 14 ditë, tha një pasagjer për “CNN”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!