Bllokohen dy alpinistë në Valbonë: Një prej tyre i lënduar, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

schedule19:21 - 26 Qershor, 2022

schedule 19:21 - 26 Qershor, 2022

Një incident ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Valbonës. Bëhet e ditur se dy alpinistë kanë mbetur të bllokuar rreth orës 18.00 ndërsa eksploronin zonën, për shkak të terrenit të thepisur. Pas marrjes së njoftimit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë, po ashtu alpinistë alpinistë, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës. /abcnews.al/