Në kuadër të operacioneve të ndarmarra së fundmi policia e Durrësit ka vijuar me kontrollet e mjeteve edhe gjatë ditës së sotme.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se policia e Durrësit dhe OFL ka bërë kontrollin e disa automjeteve luksi, ku në mesin e tyre janë edhe mjete të blinduara.
Mësohet se po bëhen verifikimin e këtyre automjeteve për dokumentacion.
Kujtojmë se operacioni i policisë në bashkëpunim me strukturat e Operacionit Forca e Ligjit u shtri në të gjithë vendin, ku po verifikohen makina e prodhimit nga viti 2016 deri në 2020.
Ndërkohë, për makinat me probleme, pas bllokimit vijon procedura për verifikimin e tyre, ku të dhënat do të kalojnë në filtër edhe nga OFL./abcnews.al