Një avion Boeing 777 i Austrian Airlines u desh të kthehej në Vjenë pasi dy orë pasi u ngrit për në Nju Jork, kjo sepse pesë nga tetë tualetet e tij u prishën.
“Ekuipazhi vendosi të kthehej pasi konstatoi se një problem teknik po pengonte që tualeti të shpëlahej siç duhet”, tha një zëdhënës i kompanisë ajrore, raporton “The Guardian”.
Në këtë fluturim ishin rreth 300 persona dhe u nis të hënën në orën tetë.
“Është hera e parë që diçka e tillë i ndodh asaj kompanie ajrore. Avioni është stacionuar në Vjenë që nga ai moment, problemi u zgjidh dhe shpejt u kthye në shërbim”, shtoi zëdhënësi.
Ndërkohë, pasagjerët kanë rezervuar në fluturime të tjera./abcnews.al