Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sekuestroi mbi 1.6 tonë produkte mish që tregtoheshin jashtë çdo standardi nga një pikë llotosh sportive. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik evidentuan një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” që përpunonte ilegalisht dhe në kushte skandaloze mishin dhe nën produktet e tij, duke sjell rrezikshmëri të lartë për sigurinë ushqimore.
AKU konstatoi se subjekti Milita Dasic me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte mish, fileto, mish te grirë apo dhe qofte në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pashoqëruara me etiketë. Ky subjekt rezultonte i regjistruar për “bar-kafe/lloto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi”.
Gjatë inspektimit u konstatua se ky biznes disponon edhe një magazinë të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore, ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.
Për sa më sipër ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2 milionë e 200 mije lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1.6 tonë si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues e tregtues.
/abcnews.al