Aksion Vlorë-Orikum është bllokuar pasditen e sotme, pasi një masiv i madh dheu ka rrëshqitur, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.
Prefekti Flamur Mamaj në një prononcim për mediat tha se shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm. Ai tha se është një masiv i madh dheu që ka rrëshqitur edhe ende nuk e dinë nga ka ardhur.
“Siç e shikoni është për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë pasditen e sotme. Ka bërë që të ketë një rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu, që ka bllokuar rrugën pranë Jonufrës. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Siç duket sipërfaqja e dherave është e rrëshqitur është rreth 1 mijë metra kub dhe’ dhe nuk jemi të bindur nga ka ardhur gjithë ky masiv”, deklaroi Mamaj.
I pyetur se rrëshqitja mund të jetë nga By Pass, ai thotë: “Nuk mund të flas në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete. Shpresojmë që me angazhimin katër mjeteve të bëjmë të mundur për disa orë zhbllokimin e kësaj rruge.”
g.v/abcnews.al