Bllokimi i rrjeteve sociale kthen të rinjtë te mesazhet tradicionale, të moshuarit: S’komunikuam me fëmijët

schedule15:48 - 5 Tetor, 2021

schedule 15:48 - 5 Tetor, 2021

Bllokimi i Facebook, Instagram dhe Whatsapp pasditen e të hënës deri mëngjesin e të martës shumë njerëz i penalizoi nga komunikimi virtual, ndërsa shumë të tjerë i ktheu tek ai ballë për ballë.

Ndërkohë shumë të moshuar nuk patën mundësi të bisedojnë me fëmijët jashtë vendit. “Ngelëm pa folur fare me fëmijët dje. I kemi në Itali.”

Disa prej gjimnazistëve në Tiranë treguan se kishin më shumë kohë për tu marrë me librat. “E shfrytëzova me mësimet, detyrat e shtëpisë. Nuk është se nuk kalonte dita.”

Ka dhe prej atyre  që publikojnë thuajse çdo gjë në rrjetet sociale dhe fshehin fytyrën para kameras. Megjithkëtë rënia e Facebook, Instagram dhe Whatsapp nuk ishte problem i të gjithëve.

Pasditen e së hënës miliona njerëz në mbarë botën mundësi të ndërvepronin në Facebook, Ëhatsapp dhe Instagram. Platforma u kthye në funksion të plotë mëngjesin e të martës./abcnews.al