“Bllokimi i qarkullimit, vepër penale”, Rezart Kthupi: Protesta e PD nuk i shërben interesave të qytetarëve

schedule13:29 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 13:29 - 24 Dhjetor, 2024

Rezart Kthupi Nismëtar “Djathtas 1912”, në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për protestën e PD.

Ai theksoi se bllokimi i rrugëve është një vepër penale, ndërsa shtoi se nuk është kjo rruga e duhur. Sipas tij kjo protestë e PD nuk i shërben aspak interesave të qytetarëve.

Protesta nuk i shërbeu interesave të qytetarëve. Një shfaqje që duket sikur krijojnë përplasje…Çështja që shtrohet është a ishte e nevojshme që policia dhe protestuesit të përplaseshin për lirimin e rrugës. Reagimi i Nokës mund të them që është i papranueshëm. Por e organizon protestën me qëllim bllokimin e rrugëve, je në kushtet e një veprimi që ka qëllime të ndryshme nga protesta. Policia nuk ka funksionin e leje dhënësit, por të mbarëvajtësit. Nëse protesta ka për qëllim të paralizojë qytetin nuk është më protestë, bllokimi i qarkullimit në vetvete nuk është protestë. Dhe mosbindja civili është veprim qytetare dhe jo veprim politik. Mosbindja civile nuk bëhet me orar, por është veprim i vazhdueshëm i kundra ligjshëm por që ka një qëllim të caktuar”, tha Kthupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!