Bllokimi i parave në Durrës, Balla: Basha ka disa lidhje me personat e përfshirë në ngjarje

schedule11:27 - 26 Qershor, 2018

schedule 11:27 - 26 Qershor, 2018

Vendosi të dalë publikisht e t’i japë përgjigjen akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ju garantoj me përgjegjësi penale jo mandatin e deputetit, por jam i gatshmë të më bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbnej” nëse do të ketë qoftë një lidhje të vogël timen me këtë rast”.

Nëse e qeshura e së enjtes tregoi se nuk e kishte marrë seriozisht Lulzim Bashën, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka ndryshuar qëndrim 5 ditë më pas.

“Kallëzimi penal brenda kësaj jave pasi të jetë kopsitur mirë do të depozitohet”.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut e surprizës që ka rezervuar për kreun demokrat në seancën parlamentare të së enjtes.

“Dhe i them Lulzim Bashës se në fund të kësaj historie i ka disa lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. Nuk i them sot. Do t’i ruaj për të enjten në seancë parlamentare, por ju garantoj që i kam gjetur disa  lidhje të Lulzim Basha me këta persona. Unë do t’i ruaj të enjten në seancë parlamentare disa surpriza për Lulzim Bashën”.

Di edhe më shumë Taulant Balla lidhur me informatorët e Lulzim Bashës.

Jo vetëm mbrojtje, por edhe sulmi e karakterizon Taulant Ballën pas akuzave te kryetarit të Partisë Demokratike. Shpreh dyshime për kontratën më të fundit të lobimit të selisë blu me një kompani pranë presidentit amerikan, Donald Trump.

Për një gjë shprehet i sigurtë Taulant Balla.

“Kësaj radhe Lulzim Basha nuk do t’ia hedhë paq”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!