Bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufi/ Stavri Marko: Një shtet serioz s’mund të sillet në këtë mënyrë

schedule21:07 - 4 Nëntor, 2024

schedule 21:07 - 4 Nëntor, 2024

TIRANË- Gazetari Stavri Marko, në lidhje live me emisionin “Real Story” në ABC News tha se bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufi me Greqinë nuk duhet të kishte ndodhur.

Ai theksoi se një shtet serioz nuk mund të tregojë forcën ndaj medias, pasi shtypi i lirë është një nga themelet e demokracisë.

“Me gazetarët nuk ka mundësi të sillet në këtë mënyrë një shtet serioz, ne kemi pas problem, por këto duhet të sheshohen, pasi shtypi i lirë është një nga themelet e demokracisë, aq më tepër që edhe Shqipëria është kritikuar mjaft për shtypin e lirë”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!