Bllako refuzon të dëshmojë para Komisionin për Inceneratorët, Tabaku: Nuk jemi për të dëgjuar deklarata

schedule22:00 - 22 Shkurt, 2022

schedule 22:00 - 22 Shkurt, 2022

Deputeti i PS-së Alqi Bllako pas deklaratës së dhënë në SPAK, mbrëmjen e kësaj të marte ka shkuar para Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku është shprehur se ai e ka dhënë deklaratën e tij para grupit hetimor dhe e ka të pamundur që të përgjigjet pyetjeve të tyre.

Bllako ka debatuar me Tabakun, pasi ai ka kërkuar që thjesht të bëjë një deklaratë që të japë detaje në lidhje me përbaltjen që i është bërë figurës së tij, por një gjë e tillë është refuzuar nga kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Për personat që kanë një akuzë kanë një tjetër përgjegjësi ashtu si Subashi dhe ju mund të na sqaroni që janë thënë me ose pa të drejtë. Por nuk mund të bëni një deklaratë por ne do të bëjmë pyetje përgjigje. Nuk ju marrim me zor në pyetje

Alqi Bllako: Do të doja të dëshmoja në këtë komision para se të dëshmoja në SPAK. Unë nuk jam jurist si Subashi që di të vendosë kufi, unë jam ekonomist dhe ndoshta nuk dita vë kufirin ndaj dhe nuk dua të ngre padi penale në lidhje me komisionin dhe me veten nëse do të them ndonjë gjë që nuk duhet. Më keni akuzuar pa të drejtë për konflikt interesi

Jorida Tabaku: Këtu nuk bëhet deklaratë, por vetëm mund të përgjigjesh pyetjeve të komisioni./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!