Blitz në Vlorë, ndalohen 3 persona dhe sekuestrohet lëndë narkotike

schedule16:44 - 29 Tetor, 2019

schedule 16:44 - 29 Tetor, 2019

Operacioni blitz në Vlorë. Forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të policisë kanë arritur të ndalojnë 3 persona dhe të sekuestrojnë një sasi droge e llojit çokollatë si dhe ka bllokuar dy automjete. Droga e llojit çokollatë është gjetur në dy automjetet e sekuestruara.

Pas atij në Portin e Durrësit, Policia e Shtetit ka vijuar aksionet blic në Tiranë dhe në Vlorë.

Policia paraditen e sotme njoftoi se aksioni në kryeqytet u zhvillua në Doganë. Aty u përfshinë 200 forca policore, ndërkohë që u përdorën drone dhe qen antidrogë. Uniformat blu shoqëruan 7 persona. Gjithsej u kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Gazetari Andi Qosja raportoi më herët për abcneës.al se ky aksion do të shtrihet edhe në qytetet e tjera të vendit për të prangosur personat me rekorde kriminale.

Mësohet se ky operacion blic është shtrirë edhe në qytetin e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj raportoi për abcneës.al se në aksion u angazhuan forcat RENEA dhe FNSH, ndërsa kontrollet patën subjekt persona të dyshuar për përfshirje të lëndëve narkotike dhe të kaluar kriminale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!