“Blitz” në agim, policia italiane megaoperacion, 43 masa paraprake dhe 1 milion euro të sekuestruara

schedule09:28 - 6 Korrik, 2022

schedule 09:28 - 6 Korrik, 2022

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion mëngjesin e sotëm.

Ekipi i Bolonjës po ekzekuton 43 masa sigurie për veprat penale të  aktivitetit kriminal me qëllim trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Konfidencialiteti i hetuesve është maksimal, por një shënim i komisariatit bën të ditur se janë sekuestruar një milion euro si pasojë e veprimeve të paligjshme.

Informacione të mëtejshme do të shpërndahen gjatë paradites, shkruajnë mediet italiane./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!