“Blinkeni mesazhe të qarta në Tiranë”, Sotiri: Siguria dhe lufta ndaj korrupsionit, prioritet!

schedule17:23 - 15 Shkurt, 2024

schedule 17:23 - 15 Shkurt, 2024

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhin Sotiri në një intervistë në ABC News komentoi vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken në Tiranë duke sjellë në vëmendje edhe mesazhet e rëndësishme të kësaj vizite.

Ajo u shpreh se vizita e Blinken është e rëndësishme pasi vë theksin tek siguria, duke shtuar se SHBA e ka bërë të qartë mbështetjen e saj për Shqipërinë.

“Vizita e Blinken vjen në një kohë kur vendet aleatë sapo kanë përfunduar ministerialin e mbrojtjen. Në konferencën për shtyp u dhanë mesazhe të rëndësishme. E shoh si një përpjekje apo fushatë të politikës së Amerikës për ta vënë theksin tek sigurimi i vendeve të tyre aleatë që mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe më tej”, u shpreh Sotiri.

Gjithashtu Sotiri u shpreh se në konferencën e mbajtur, sekretarit i Shtetit Antony Blinken dha një mesazh të qartë sa i përket edhe luftës ndaj korrupsionit.

“Lufta ndaj korrupsionit ishte në fokus gjatë fjalës së tij dhe u pa qartë theksi që ai vuri tek reforma në drejtësi. Nga kjo reformë është vënë re se janë prekur të dy palët. Fakti që reforma në drejtësi po vazhdon në Shqipëri, kishte mesazh të qartë”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!