Blinken: Vrasja e qytetares amerikane gjatë një proteste në Bregun Perëndimor është e pajustifikuar

schedule15:18 - 10 Shtator, 2024

schedule 15:18 - 10 Shtator, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Londër për një vizitë diplomatike. Ai është takuar me sekretarin e jashtëm britanik, David Lammy, ku një konferencë për shtyp.

Blinken u tha gazetarëve se vrasja e një qytetareje amerikane gjatë një proteste javën e kaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar ishte “e paprovokuar dhe e pajustifikuar” dhe tregon se forcat izraelite të sigurisë duhet të bëjnë disa ndryshime thelbësore në rregullat e tyre të angazhimit.

“Askush nuk duhet të qëllohet dhe të vritet për pjesëmarrje në një protestë,” tha Blinken në konferencën për shtyp.

“Sipas gjykimit tonë, forcat izraelite të sigurisë duhet të bëjnë disa ndryshime thelbësore në mënyrën se si veprojnë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë ndryshimet në rregullat e tyre të angazhimit”, tha ai.

Ayşenur Ezgi Eygi,  një vullnetare r Lëvizjes Ndërkombëtare të Solidaritetit kundër pushtimit, vdiq në spital të premten pasi u qëllua në kokë në qytetin Beita pranë Nablusit gjatë një proteste kundër zgjerimit të kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Raportohet se ajo u vra nga forcat izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!