Blinken viziton Lindjen e Mesme, hera e pestë që nga nisja e konfliktit

schedule08:45 - 5 Shkurt, 2024

schedule 08:45 - 5 Shkurt, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur për një mision të ri në Lindjen e Mesme, me qëllim që të kontribuojë në negociatat për një armëpushim të ri midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë.

Udhëtimi i tij i pestë në rajon që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor vjen në një kontekst veçanërisht të tensionuar pas sulmeve amerikane kundër grupeve pro-iraniane në Irak dhe Siri, dhe kundër Houthi në Jemen.
Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndërsa pretendojnë të vazhdojnë të mbështesin “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, Shtetet e Bashkuara tregojnë zhgënjimin në rritje me qeverinë izraelite të Benjamin Netanyahu.

/abcnwws.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!