Blinken: Vizita në Kiev tregon përkushtimin e Perëndimit për “fitoren” e Ukrainës

schedule16:33 - 11 Shtator, 2024

schedule 16:33 - 11 Shtator, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi këtë të mërkurë Kievin së bashku me homologun e tij britanik, David Lammy.

Blinken tha se kjo vizitë tregon përkushtimin e perëndimit për ‘fitoren’ e Ukrainës kundër Rusisë.

Vizita jonë dëshmon “se ne jemi të vendosur për të siguruar suksesin e Ukrainës, ne jemi të përkushtuar për fitoren e Ukrainës”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit gjatë një diskutimi me kreun e diplomacisë ukrainase Andrii Sibiha.

Të dy mbërritën në Kiev me tren nga Polonia dhe do të takohen më vonë gjatë ditës me anëtarë të udhëheqjes ukrainase.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!