Blinken: Vendbanimet e reja izraelite në Bregun Perëndimor janë kundërproduktive për paqen

schedule21:10 - 23 Shkurt, 2024

schedule 21:10 - 23 Shkurt, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se ishte “i zhgënjyer” nga njoftimi i Izraelit për planet për të ndërtuar 3000 shtëpi të reja në vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Blinken tha gjatë një konference për shtyp në Buenos Aires se politika e gjatë e SHBA-së i konsideron vendbanimet e reja izraelite kundërproduktive për arritjen e paqes së qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

“Lidhur me planet për ndërtimin e vendbanimeve të reja, duhet të them se jemi të pakënaqur. Vendbanimet e reja janë kundërproduktive për arritjen e paqes së qëndrueshme: ato nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Qeveria jonë pretendon se ky vendim për rritjen e vendbanimeve dobëson dhe nuk forcon sigurinë e Izraelit”, u shpreh Blinken./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!