Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Ukraina ka të gjithë mjetet e nevojshme që i nevojiten për të rimarrë territoret në një kundërofensivë të parashikuar.
“Ata kanë atë që u nevojitet për të vazhduar të jenë të suksesshëm në marrjen territoreve që u kapën me forcë nga Rusia gjatë 14 muajve të fundit,” tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly.
“Nuk janë vetëm armët, por edhe trajnimi”, shtoi Blinken. “Po sigurohemi që ukrainasit të mund të përdorim sistemet që ne u ofrojmë dhe është e rëndësishme, natyrisht, që ata të kenë planet e duhura për të qenë të suksesshëm.”
Komentet e Blinken vijnë në të njëjtën ditë kur SHBA-ja njoftoi një ndihmë shtesë prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën, që synon të forcojë mbrojtjen ajrore dhe furnizimin me municione.
/abcnews.al