Blinken takohet me homologun e tij kinez, çfarë diskutuan

schedule11:53 - 9 Korrik, 2022

schedule 11:53 - 9 Korrik, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u takua me homologun e tij kinez Wang Yi, gjatë një takimi të G20 duke i cilësuar bisedimet e tyre të të dobishme, të sinqerta dhe konstruktive, megjithëse ai paralajmëroi Pekinin për çështjen e Tajvanit dhe i kërkoi atij të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

“Pavarësisht kompleksitetit të marrëdhënieve tona, mund të them me njëfarë sigurie se delegacionet tona i cilësuan bisedimet e sotme të dobishme, të sinqerta dhe konstruktive, ” tha Blinken pas takimit të tij pesë-orësh me  Wang në Bali, Indonezi një ditë pas takimit të ministrave të jashtëm të G20.

“Shpreha shqetësimin e thellë të SHBA-së për retorikën dhe aktivitetet gjithnjë e më provokuese të Pekinit ndaj Tajvanit ” , tha ministri amerikan, ndërsa i theksoi homologut të tij kinez se është “jetike ruajtja e paqes dhe stabilitetit në ngushticat e Tajvanit”.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për presionin e shtuar ushtarak të Kinës në gjatë viteve të fundit mbi Tajvanin, një ishull që Pekini e konsideron si pjesë integrale të tij dhe ka thënë se do ta rimarrë. Në të njëjtën kohë, Blinken i kërkoi Wang të distancohej nga Moska dhe të dënonte “agresionin” rus kundër Ukrainës.

“Ka ardhur koha që ne të ngrihemi, siç kanë bërë vendet e G20 njëra pas tjetrës, për të dënuar agresionin dhe për të kërkuar, ndër të tjera, që Rusia të lejojë eksportin e grurit në Ukrainë” , theksoi Blinken.

Ai tha se nuk shihte asnjë tregues nga Rusia se ajo po synon të angazhohet në një diplomaci serioze. Ditën e djeshme,  ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u largua nga takimi i G20 pas një breshëri kritikash për pushtimin rus të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!