Blinken: Situata humanitare në Gaza është tragjike

schedule15:19 - 31 Maj, 2024

schedule 15:19 - 31 Maj, 2024

“Situata humanitare në Gaza mbetet e rëndë, veçanërisht për sa i përket shpërndarjes së ndihmave për civilët,” tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, duke përmendur operacionet ushtarake në jug.

“Pika kufitare Rafah vazhdon të jetë e mbyllur dhe ky është një problem i vërtetë,” tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Pragë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për të adresuar nevojat akute të civilëve të Gazës,” shtoi ai.

Ushtria izraelite ka përparuar në qendër të Rafah, thanë Forcat e Mbrojtjes në një deklaratë të premten.

Në të njëjtën kohë u bë e ditur se forcat izraelite përfunduan operacionet në zonën Jabalia në veri të Gazës, pas ditëve të luftimeve të ashpra dhe më shumë se 200 sulmeve ajrore.

Në një përditësim për më shumë se dy javë luftime të rënda në Jabalia, ushtria izraelite tha se trupat kishin përfunduar operacionin e tyre dhe po tërhiqeshin për t’u përgatitur për operacione të tjera në Gaza.

Gjatë operacionit, trupat gjetën trupat e shtatë nga 250 pengjet e marra nga Hamasi.

Që atëherë, më shumë se 36,000 palestinezë janë vrarë në luftën ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gaza, dhe pjesa më e madhe e enklavës me popullsi të dendur është shkatërruar tashmë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!