Blinken: SHBA, sanksione të reja për fushatën ruse për destabilizimin e vendeve të tjera

schedule21:30 - 13 Shtator, 2024

schedule 21:30 - 13 Shtator, 2024

“Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj tre subjekteve dhe dy individëve të lidhur me një fushatë ruse të destabilizimit të vendeve në mbarë botën”.

Kështu u shpreh të premten Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Blinken u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se transmetuesi rus RT ishte përfshirë në fushatë dhe kishte lëvizur përtej të qenit një media për të përfshirë aftësitë kibernetike, duke cituar informacione të reja, shumica e të cilave ai tha se vinin nga punonjësit e RT.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!