Blinken: Rezoluta e SHBA mori mbështetje të fortë, vetoja nga Rusia dhe Kina ishte cinike

schedule18:46 - 22 Mars, 2024

schedule 18:46 - 22 Mars, 2024

Rezoluta amerikane e OKB-së mori mbështetje “me të vërtetë të fortë”, por u “bllokua në mënyrë cinike nga vetoja” e Rusisë dhe Kinës.

Kështu tha Anthony Blinken, duke folur para gazetarëve në përfundim të misionit të tij në Izrael, duke nënvizuar se qëllimi i Shteteve të Bashkuara ishte t’i tregonte komunitetit ndërkombëtar “një ndjenjë urgjence” në lidhje me armëpushimin.

Sekretari i Shtetit tha se SHBA-të janë “intensivisht të angazhuara” në bisedimet së bashku me Katarin dhe Egjiptin.

“Ne kemi ende disa boshllëqe për të mbushur por sa më shumë afrohemi deri në vijën e finishit aq më shumë është e vështirë shtrirja e fundit. Pra, ka ende disa çështje të vështira për t’u zgjidhur”, tha Blinken. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!