Blinken: Presidenti i Venezuelës për ne është lideri i opozitës

schedule11:12 - 20 Nëntor, 2024

schedule 11:12 - 20 Nëntor, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë njohur liderin e opozitës venezueliane Edmundo Gonzalez si president të zgjedhur, pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor, në të cilat presidenti Nicolas Maduro u shpall fitues pavarësisht akuzave nga vendet perëndimore për mashtrime zgjedhore.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken shkroi në rrjetin social X se populli venezuelian “foli me përgjegjësi në qershor dhe se Gonzalez u bë presidenti i sapozgjedhur“.
“Demokracia kërkon respekt për vullnetin e votuesve,” shtoi Blinken.

Menjëherë pas zgjedhjeve, SHBA dhe disa vende të Amerikës Latine njoftuan se e njohën Gonzalezin si fitues të zgjedhjeve dhe Bashkimi Evropian gjithashtu vuri në dyshim rezultatin zyrtar.

Në shtator, Gonzalez udhëtoi për në Spanjë, ku kërkoi azil politik. Më parë, një urdhër arresti ishte lëshuar për të në Venezuelë me akuzën e sabotimit, komplotit dhe uzurpimit të detyrës./abcnews.al