Blinken: Po forcojmë krahun lindor të NATO-s me 7000 trupa ushtarakë dhe avionë luftarakë F-35

schedule17:25 - 7 Mars, 2022

schedule 17:25 - 7 Mars, 2022

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, tha se NATO planifikon të përforcojë krahun lindor të NATO-s me 7 mijë trupa ushtarakë dhe avionë luftarakë F-35.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm në Lituani, Blinken tha se SHBA-të kanë vendosur 7 mijë ushtarë për të përforcuar anën lindore të NATO-s, duke përfshirë ushtrinë amerikane në Lituani, e cila u vendos në rajon vitin e kaluar.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Lituanisë theksoi nevojën për vazhdimin e dhënies së ndihmës humanitare për Ukrainën, pasi lufta që Rusia filloi më 24 shkurt ka dhënë alarmin për shpërthimin e një krize humanitare.

Lexo edhe: Cilat janë tre shtetet e NATO-s që kanë më së shumti ushtarë në Kosovë?

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se duhet të forcohet prania e forcave ushtarake dhe të sigurohet mbrojtja e termocentraleve bërthamore , të cilat janë shënjestruar nga forcat ruse.

Sekretari amerikan i Shtetit siguroi homologun e tij lituanez për angazhimin e SHBA-së ndaj nenit 5 të NATO-s , në lidhje me garancinë e mbrojtjes kolektive ndërmjet shteteve anëtare, e cila është e “shenjtë” siç theksoi ai në mënyrë karakteristike.

“Dhe siç tha Presidenti Biden në fjalimin e tij disa ditë më parë, ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të Aleancës sonë në rast të një sulmi. Askush nuk duhet të dyshojë në gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!