Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po planifikon të udhëtojë në Pekin javën e ardhshme.
Kështu raportoi të enjten Politico, duke cituar dy persona të njohur.
Kryediplomati i Uashingtonit anuloi një udhëtim të planifikuar në fillim të këtij viti, pasi një balonë e dyshuar spiune kineze që fluturoi nëpër Shtetet e Bashkuara.
Reuters raportoi të mërkurën se Blinken do të udhëtojë në Kinë për bisedime në javët e ardhshme, sipas një zyrtari që foli në kushte anonimiteti.