Vizita e Blinken në Kinë dhe takimi me Xi Jinping ishte ngjarja me befasuese e ditëve të fundit sa i përket gjeopolitikës.
Të ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Artur Meçollari dhe Çlirim Toçi u shprehën respektivisht se kjo vizitë ishte në kushtet e avantazhit strategjik që SHBA ka ndaj Kinës dhe ka dyshime se mund të ketë një dakordësi mes dy shteteve për Tajvanin.
Mecollari: Unë mendoj që kjo vizitë ishte në kushtet e avantazhit strategjik që Amerika kishte me Kinën.
Avantazhi i parë është përfshirja e Kinës në negociatat Ukrainë – Rusi, gjë që e ka detyruar Kinën të largohet nga Rusia.
Gjatë 4 muajve kanë ndodhur edhe disa elementë të tjerë të suksesshme të SHBA. Marrëdhëniet e SHBA me Filipinet, vizita e Blinken ne Vietnam dhe ulja e intensitetit të veprimeve të Kinës ndaj Tajvanit.
Toci: Një nga komentet që bëhet këtu është fillimisht ngritja e linjave të komunikimit dhe dyta mendohet që mund të ketë një marrëveshje për të zbutur konfliktin e Kinës me Tajvanin. Mendohet që SHBA mund të dakordësohen që të mos mbështetin një pavarësi të njëanshme të Tajvanit nëse do të ndodhë në një të ardhme të pacaktuar.r.t/abcnews.al