Në takimin në Kiev, SHBA-ja përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë, financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, thonë zyrtarët.
Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë.
Gjithashtu, SHBA do t’i shesë Kievit municion 165 milion dollarë. Njoftimi u bë pas një udhëtimi që u mbulua me fshehtësi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Lexo edhe: Blinken mbërrin në Kiev, takon Zelenskyn
Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, përcjell abcnews.al.
Përveç Presidentit Zelensky, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raportoi CNN duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit. /abcnews.al