Blinken mirëpret marrëveshjen për zbatimin e propozimit europian

schedule08:19 - 20 Mars, 2023

schedule 08:19 - 20 Mars, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“Përmbushja e obligimeve sipas marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për marrëveshje, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Blinken përmes një deklarate.

Kryediplomati amerikan përgëzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!