Blinken letër Kurtit: Dialogu me Serbinë të nisë pa vonesë

schedule15:27 - 8 Prill, 2021

schedule 15:27 - 8 Prill, 2021

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, përmes një letre urimi dërguar kryeministrit Alnbin Kurti i ka kërkuar atij përfshirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë pa vonesa, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtari I lartë amerikan ndër të tjera thekson se në qendër e marrëveshjes me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Ndër të tjera sekretari Blinken ka thënë se i kanë mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

Letra u është dërguar mediave nga zyra për media e Kryeministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!