Shtetet e bashkuara te Amerikes i bëjne thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve. Permes nje deklarate Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.
Blinken ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’u sigurojë kryetarëve te komunave ne veri, vende për kryerjen e detyrave te tyre, jashtë objekteve komunale. Të njëjtën kërkesë e pati edhe për Policinë e Kosovës, për t’u larguar nga zona
Zyrtari i larte amerikan kishte nje apel edhe per palen serbe:
’’Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme’- thuhet ne deklaraten e Antoni Blinken te publikuar ne faqen zyrtare te departamentit amerikan te shtetit.
Ky qendrim I Uashingtonit vjen si vazhdim i thirrjeve te bera me heret gjate ketyre diteve per te ulur tensionet, apel i adresuar drejtperdrejt qeverise se kosoves dhe kryeministrit Kurti.
Dje Shba kane ndermarre veprimin e pare, dhe me gjase jo te fundit per te izoluar Albin Kurtin dhe qeverine e tij pas destabilizimit te situates ne veri te kosoves.
Ambasadori Jeffrey Hovenier deklaroi se Kosova nuk do të marrë pjesë në stërvitjet Defender Europe 2023, si një formë ndëshkimi pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar të dëgjojë thirrjet e Uashingtonit.
Ambasadori Amerikan në Kosovë deklaroi gjithashtu r se në këtë momente Albin Kurti duhet të kuptojë se e ka “shtëpinë në flakë” dhe se Uashingtoni nuk është entuziast për të mbrojtur interesat e Kosovës.