Blinken i përmend Izraelit rëndësinë e mbrojtjes së civilëve pas sulmeve në Bejrut

schedule13:04 - 11 Tetor, 2024

schedule 13:04 - 11 Tetor, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët, pasi 22 njerëz janë vrarë nga sulmet në qendër të Bejrutit.

Blinken ka folur një ditë pasi sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar dy ndërtesa në Bejrut, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht.

“Ne vazhdojmë të angazhohemi intensivisht për të parandaluar një konflikt më të gjerë në rajon”, u ka thënë Blinken gazetarëve pas një Samiti të Azisë Lindore në Laos, duke shtuar se është “shumë me rëndësi” për Izraelin që të garantojë se civilët janë të mbrojtur gjatë konfliktit.

Burimet libaneze kanë thënë se të paktën një figurë e lartë e Hezbollahut është shënjestruar në sulme, të tretat me radhë në Bejrut, prej kur Izraeli ka nisur fushatën në jug të Libanit, muajin e kaluar, kundër milicisë së Hezbollahut, të përkrahur nga Irani.

Këto veprime kanë rritur frikën për ndonjë luftë të madhe rajonale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!