Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka kërkuar lirimin e një gazetari të arrestuar të Wall Street Journal në një telefonatë të rrallë me homologun e tij rus.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përgjigj duke thënë se SHBA nuk duhet të përpiqet të “bëjë bujë” ose të politizojë arrestimin. Evan Gershkovich u arrestua të premten me akuzën për spiunazh.
Ministria e Jashtme ruse të dielën konfirmoi se Lavrov dhe Blinken diskutuan arrestimin e Gershkovich në një telefonatë që u iniciua nga SHBA. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Blinken përcolli “shqetësimin e madh për ndalimin e papranueshëm të një gazetari amerikan nga Rusia”.
Lavrov u përgjigj duke përsëritur pretendimet e Rusisë se Gershkovich u kap “në flagrancë duke u përpjekur të merrte informacion të klasifikuar” dhe se çështja e tij do të trajtohet nga gjykatat ruse, thuhet në një deklaratë nga ministria e jashtme ruse.
Lavrov paralajmëroi gjithashtu zyrtarët dhe mediat amerikane që të mos nxisin “histerinë” rreth arrestimit të gazetarit.
/abcnews.al