Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Galant për përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.
Një armëpushim do të siguronte lirimin e të gjithë pengjeve, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Blinken theksoi gjithashtu rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit përgjatë kufirit izraelito-libanez dhe arritjen e një marrëveshjeje që do t’i lejonte familjet izraelite dhe libaneze të kthehen në shtëpitë e tyre.
Në deklaratë thuhet se Blinken theksoi gjatë bisedimeve të së hënës nevojën për të ndërmarrë hapa shtesë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës në Rripin e Gazës dhe për të ofruar ndihma në të gjithë enklavën në koordinim të plotë me Kombet e Bashkuara.
/abcnews.al/