Blinken: Amerika mbështet tranzicionin politik në Siri në përputhje me Rezolutën 2254 të OKB-së

schedule19:41 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 19:41 - 10 Dhjetor, 2024

Amerika rikonfirmon mbështetjen e saj të plotë për tranzicionin politik të udhëhequr nga Siria. Me shpresën se ky proces do të çojë në një qeverisje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe josektare të vendit në përputhje me parimet e Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njoftoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. “Procesi i tranzicionit dhe qeveria e re siriane duhet gjithashtu të angazhohen për respektimin e të drejtave të pakicave, lehtësimin e fluksit të ndihmës humanitare, parandalimin e përdorimit të Sirisë si bazë terroriste dhe sigurimin ose shkatërrimin e rezervave të armëve kimike dhe biologjike”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. “Populli sirian do të vendosë për të ardhmen e Sirisë”.

 “Të gjitha kombet duhet të zotohen të mbështesin një proces gjithëpërfshirës dhe transparent dhe të përmbahen nga ndërhyrjet e jashtme. Shtetet e Bashkuara do të njohin dhe mbështesin plotësisht qeverinë e ardhshme siriane që do të dalë nga ky proces”, thuhet në deklaratë.

SHBA ka theksuar gjithashtu gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje për të gjitha komunitetet dhe zonat e ndryshme në Siri.

Blinken paralajmëroi në një deklaratë se është detyrë e qeverisë së ardhshme siriane të sigurojë që një “tiran i ri” të mos vijë në pushtet dhe të tregojë “përkushtim ndaj të drejtave të të gjithë sirianëve, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së fesë dhe pakicat etnike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!