Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Skënder Vatës dhe Jurgest Luzit, të cilët dyshohet se kanë trafikuar një sasi prej 3.2 kilogramë drogë kanabis nga SHBA në vendin tonë nëpërmjet postës.
LEXO EDHE: FOTO/ Drogë me postë nga SHBA, kush janë dy të arrestuarit. Dyshohet si i përfshirë edhe një i tretë
Mësohet se kanabisi me përmbajtje të lartë THC që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen në Shqipëri i destinuar për tregun vendas, për shitje, dhe vetëm një gram kap vlerën e 50 eurove.
Sakaq, raportohet se lënda narkotike blihet me çmim të ulët në SHBA, me 10 mijë dollarë kilogrami, por kur sillet në vendin tonë shitet me vlerë marramendëse që shkon deri në 50 mijë euro kilogrami.
Sjellja e kanabisit me përmbajtje të lartë THC nga SHBA është bërë fenomen në muajt e fundit dhe një shqetësim i vazhdueshëm për autoritetet, të cilat kanë shtuar kontrollet nëpër posta./abcnews.al