Tashmë, mund të thuhet se është gjithçka e konfirmuar nga vetë klubit. E ardhmja e Luis Enrique në PSG nuk do të varet nga rezultatet në Champions League, me “gjigantët” francezë, që mbrëmjen e së mërkurës do të udhëtojnë drejt transfertës, së “Signal Iduna Park”, ku do të përaballen me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.
Sipas raportimeve, të prestigjiozes francez, “L’Equipe”, PSG nuk do të shkarkojë trajnerin nëse eliminohet nga ky turne, teksa njerëz të afërt me Presidentin Al-Khelaifi kanë treguar për gazetëb, se klubi është “ndërtuar për një afat të gjatë” dhe nuk reagon më ndaj dështimeve individuale.
“Parisienë”t duan të lejojnë Enrique të realizojë projektin e tij, me teknikun “iberik”, që konsiderohet personi i duhur për të punuar për këtë klub dhe është në gjendje të rrënjos një karakter ambicioz në ekip.
Në rast eleminimi nga grupet e Champions League, më i rrezikuari është drejtori sportiv Luis Campos, i cili me shumë gjasa do të konsiderohet fajtori për dështimin në turneun e “gjigantëve”. Ndërkaq, kujtojmë se PSG ndodhet në grupin “e ferrit”, teksa renditet në vendin e 2-të, me 7 pikë, 2 më shumë se Neëcastle dhe Milan. /i.m /abcnews.al