Milan duket se po shkon drejt rinovimit me portierin e saj, Gigio Donnarumma. Klubi kuqezi nuk e ka në plane për ta shitur yllin e ekipit në janar ashtu siç u raportua në fillim të javës nga ‘Corriero Dello Sport’.
Edhe vetë Gigio e ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në klub dhe drejtuesit dëshirojnë ta rinovojnë kontratën që mbaron në vitin 2021. Sipas MilanNews.it, portieri do të ketë dhe një rritje prej €1m në pagën e tij vjetore duke shkuar në €7m neto në sezon.
Pritet që kontrata të rinovohet deri në vitin 2023, me klubin kuqezi që shpreson ta mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje. Por, nuk do të jetë e lehtë pasi agjenti i Gigios është problematiku, Mino Raiola. /abcnews.al