“Shtatlarët”, i shpejtë dhe shumë klinik në ndërhyrjet e ti. Ky është përshkrimi më i saktë e i shkurtër, që mund t’i bëjmë qendërmbrojtësit uruguajan, Ronald Araujo, i cili që prej 4 sezonesh po tregon cilësitë e tij, me fanellën e “Katalanasve” të Barcelona, me këta të fundit, që e transferuan 24-vjeçarin, nga urugujanët e Boston River.
Performancat që ka kryer në fushën e blertë, me kampionët në fuqi të Spanjës kanë tërhequr jo pak, por dy nga “gjigantët” e futbollit, në “Kontinetin e Vjetër”, ku një prej tyre janë “Djajt e Kuq”, të Manchester United, ndërsa në krahun tjetër ndodhen “Bavarezët” e Bayern Munich, që gjithashtu e pëlqejnë shumë qendërmbrojtësin.
Megjithatë, duket se këto do të mbesin thjesht thashetheme, pasi me anë të një deklarate të zhvilluar paraditen e kësa të marte, Drejtori Sportiv i klubit, Deco, i cili tha se Araujo nuk ëhstë në shitje, pasi është një nga lojtarët “gur-themel”, të së ardhmen, në organikën e “Katalanasve” të Barecelona-s.
“Nuk mendojmë se do e shesim, përkundrazi nuk është në shitje. Ai është një nga lojtarët themelorë për të ardhmen. Ne duam që ai të jetë i lumtur këtu dhe punojmë ditë pas dite për këtë. Nuk ka asgjë për të folur”,- ish-“fantazisti” portugez i mesfushës. /i.m /abcnews.al